Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, u takuan me një grup pronarësh të agrobiznesve.
Hovenier tha se bashkë me Power folën për përmirësimin e konkurrencës dhe lidhjeve të bizneseve me tregjet e reja.
Kujtojmë se Power qëndroi dje për vizitë në Serbi, ku ndër të tjera foli për dialogun me Kosovën.
Nga atje, ajo tha se dialogu Kosovë – Serbi është shumë i rëndësishëm për Bidenin.