Home Lajme Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog (Video)

Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog (Video)

0
Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar djegien e qëllimshme të një shtëpie në Istog.

Ai ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku e ka xhiruar një video dhe e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, familja në fjalë ka të drejtë që të kthehet në pronën e tyre.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

Exit mobile version