Home Ballina Hovenier: 24 shtatori tregoi sa urgjente është të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Hovenier: 24 shtatori tregoi sa urgjente është të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

0
Hovenier: 24 shtatori tregoi sa urgjente është të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë në ATV ka folur rreth situatës së fundit politike, dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Hovenier ka deklaruar se situata e 24 shtatorit, ka treguar sa urgjente është të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Ai ka thënë se edhe Asociacioni duhet të shtyhet përpara.

“Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore. Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit. Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu. Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, deklaroi ambasasdori amerikan në Kosovë.

Hovenier theksoi se prioritet i Amerikës është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.

“Mendoj se të gjithë jemi të shqetësuar për zhvillimet tani. Por mendoj se ata mund të kenë besim, ashtu si ne, se komuniteti ndërkombëtar është shumë i fokusuar që të ndihmojë të avancojë këtu dhe në rajon, stabilitet më të madh, prosperitet më të madh, siguri më të madhe. Ky vazhdon të jetë synimi ynë. Kjo kërkon vullnet politik, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, që të punohet drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë që u arrit në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars. Por kemi një rrugë para e cila funksionon. Vetëm duhet të ndodhë”, tha Hovenier në ATV.

Ambasadori tha se ndërmjetësuesit e BE-së në dialog e kanë mbështetjen amerikane.

“Nuk e di nëse duhet të ndryshojmë mënyrat, por do të donim të shihnim rezultate më të mira nga mënyra e angazhimit tonë. Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e BE-së po punojnë shumë dhe kanë mbështetjen amerikane. Mendoj se kjo është gjëja e duhur, dhe angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, por gjithashtu pritjet tona për këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë kosovare për të themeluar një shoqëri multietnike demokratike në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët, jetët e tyre dhe kushtet për dinjitet dhe siguri vazhdojnë. Ne kemi gjithashtu pritje nga Serbia, të cilat janë që Serbia të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë fqinjët e saj, përfshirë Kosovën, që të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin dhe kjo gjithashtu ishte pjesë e bisedës tonë”, theksoi më tutje Hovenier.

Ai ka kërkuar “progres të vërtetë” në ditët e ardhshme mes Kosovës e Serbisë.

“Një vizitë shumë e rëndësishme do të bëhet, ashtu siç kemi diskutuar, dhe mendoj se është reflektim i seriozitetit me të cilin Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale. Ne duam të shohim progres të vërtetë. Jo në negocimin e zotimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por të shohim që marrëveshja e arritur në shkurt dhe implementimi i aneksit në mars, të zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Mendoj se kjo vizitë e radhës do të jetë manifestim i rëndësisë që kjo të realizohet”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se të rinjtë e Kosovës janë të pasionuar dhe të aftë për një të ardhme në paqe.

Exit mobile version