7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hoti vazhdon kritikat për ekzekutivin, këtë herë për çështjen e energjisë

- Advertisement -

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet,  ajo ka ndarë 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

 

 

Kjo, sipas tij, nuk është politike.

“Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

 

 

Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit