Home Lajme Hoti: Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën, kjo është politikë se jo mahi

Hoti: Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën, kjo është politikë se jo mahi

0
Hoti: Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën, kjo është politikë se jo mahi

Ish kryeminsitri I Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë e Kosovës se duke mos përfillur këshillat e aleatëve, ka rënë në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri.

Hoti ka thënë se qeveria akatuale e ka zëvendësuar Uashington e Brukselin me Ohrin e Bratisllavën.

“Kjo është politike se jo mahi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri.

Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar.

Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë.

Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh.

Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën.

Kjo është politikë se jo mahi.

 

Exit mobile version