Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të LDK-së, me deputetët e rinj të zgjedhur.
Për këtë takim ka njoftuar vetë i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Vëmendje nga kjo mbledhje mori mungesa e ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili s’ka marrë pjesë fare në takim.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ”për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme”.
”Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar”, ka shkruar Hoti në Facebook.