-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Hoti tregon numrin e saktë të të zhdukurve në luftën e Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, thotë se janë edhe 1617 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Të them të drejtën Komisioni Qeveritar nuk ka dëshirë me fol për numra sepse kemi të bëjmë me njerëz por numri është 1617 dhe numri mund të duket i pa saktë për shkak se varion sepse në vazhdimësi gjinden, një, dy , tre persona të zhdukur. 1617 është numri i fundit deri më sot, natyrisht se pritet të zvogëlohet në ditët në vijim dhe për shkak të disa gjetjeve të tjera”, tha Hoti në emisionin Pressing në T7.

“Lokacioni i Kizevak në Serbi, varreza masive në Kizevak në tetor të vitit të kaluar janë dorëzuar trupat te familjarët ka qenë e fundit në Serbi ndërsa në shkurt të këtij viti ka qenë edhe një identifikim dhe një dorëzim i një familjari në Mitrovicë”, tha ai.

“Ndërsa tani kemi edhe disa prej raporteve që veç kanë ardhur këto ditë. Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke punuar dhe pastaj do të njoftojmë familjarët”, shtoi Hoti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit