10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Hoti tregon hapat që ka bërë VV-ja për ta “kapur” pozitën Guvernatorit të BQK-së

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar partinë në pushtet se po shkon në drejtim të kapjes se pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore.

Ai ka thënë se hap pas hapi po shkohet në këtë drejtim.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur veprime që i ka ndërmarr partia në pushtet për të kapur këtë pozitë të rëndësishme.

“1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit. 2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim. 3. Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit. Urime!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:

1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.

2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim.

3. Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit.

Urime!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit