![Hoti: Të hiqet TVSH-ja për produktet bazike dhe të rritën pagat në përputhje me inflacionin Hoti: Të hiqet TVSH-ja për produktet bazike dhe të rritën pagat në përputhje me inflacionin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/Avdullah-Hotii.jpg)
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se propozimet e LDK-së, janë refuzuar jo që nuk ishin adekuate, por sepse ishin propozime nga LDK-ja.
Ai ka thëne se duhet që Qeveria ta heq TVSH-në, të ulin çdo barrë tatimore dhe ti rrisin pagat me inflacion.
‘’Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë’’, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij Facebook.
Sipas tij Kosova meriton më mirë dhe mundet më shumë.
Postimi i plotë:
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!