-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Hoti takohet me Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA-në

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti ka thënë se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Sot u takova me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.

Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!🇽🇰🇺🇸

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit