Home Lajme Hoti sulmon Kurtin për menaxhimin e parasë publike: “Ta thyen këmbën, e ta jep një shkop për t’u mbajtur”

Hoti sulmon Kurtin për menaxhimin e parasë publike: “Ta thyen këmbën, e ta jep një shkop për t’u mbajtur”

0
Hoti sulmon Kurtin për menaxhimin e parasë publike: “Ta thyen këmbën, e ta jep një shkop për t’u mbajtur”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka shkruar për menaxhimin e parasë publike nga ana e Qeverisë Kurti.

Hoti e ka cilësuar një gjë të tillë (sic) si “në kohën e socializmit”.

“Në atë sistem, qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për t’u mbajtur”. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie.” – thotë z. Hoti.

Ai ka dhënë edhe argumente për këtë pretendim.

Sipas tij, bizneseve ua ka bllokuar projektet kapitale duke i humbur 500 milion euro nga ekonomia e vendit por pastaj i ka ndihmuar me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale.

Ndërkohë, për qytetarët e ka shtrenjtuar energjinë elektrike dy herë duke i subencionuar pastaj shpenzimet e energjisë.

“Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti.” – shkruan z. Hoti tutje.

Exit mobile version