-10.6 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Hoti s’ia njeh ‘votëbesimin’ Abdixhikut, e zë të dorëhequr tashmë: Do drejtimin e partisë në Kuvendin e LDK-së

- Advertisement -

Si të dorëhiqet dikush që e ka rritur partinë për 60 mijë vota?

Në këtë linjë vijonte kundërpërgjigja e mbështetësve të Lumir Abdixhikut kur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar kërkohej përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më së theksueshmi nga Avdullah Hoti. Me udhëheqjen e Abdixhikut partia ishte ngritur, por sërish e treta, elektoralisht, dhe kjo përbënte ngjarje krenarie zgjedhore në vetvete. Për shtatë-tetë muaj më vonë humbi 45 mijë vota të rritjes 60 mijëshe, duke u kthyer në rënien e vjetër të 2021’ës. Tashmë llogaridhënia ndaj udhëheqësit katërvjeçar të LDK-së është temë që ka mbizotëruar në hapësirën publike që nga tepojza zgjedhore që sollën zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai vetë njoftoi të ketë “ofruar dorëheqje” pas zbulimit të rezultatit zgjedhor, ndërsa në kohë të shkurtër partia e vet ia ndërroi termin në “votëbesim”. (Mos)dorëheqja e Abdixhikut është shndërruar në konfuzion, dorëheqje por dorëheqje e votuar nga Kuvendi i LDK-së.

Më 31 janar, 355 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kenë para vetes vendimmarrjen: a me në krye ende Abdixhikun, apo jo? Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se “ata (355 delegatët) do të vendosin…si organi më i lartë”.

“Statuti i LDK-së njeh të drjeëtn e kryetarit për të kërkuar votëbesim. Delegatët e LDK-së, 355, do të vendosin si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Duhet të ketë proces tjetër, për të ardhur te kandidaturat tjera. Shohim rezultatin me 31 janar pastaj diskutojmë. Kur kryetari kërkon votëbesim, kjo është procedura statutore që do të ndjeket”, tha ai.

Me gjashtë ditë të mbetura deri në mbledhjen e këtij kuvendi, raporti i forcave, përkatësisht votave, duket të jetë në favor të Abdixhikut, ku hiç më larg se dje një degë e fuqishme e LDK-së u shpreh në anën e tij të vijimit të të qënit drejtues i partisë. Dega e Pejës, me në krye Gazmend Muhaxherin, u (para)lajmërua se i rrinë prapa. Indikacione të anës së Abdixhikut kanë dhënë dega e Istogut dhe ajo e Prishtinës, vërejtur në interaksionet online me shkrimet e Abdixhikut në rrjete sociale.

Këtë të diele, Avdullah Hoti, njoftoi se nuk e njeh për “votëbesim” por e shkroi që Abdixhiku ka dhënë “dorëheqje” duke mos shoshitur në fjalët e rëndomta të “revokueshme, parevokueshme”. Hoti shpalli publikisht kandidaturën për të drejtuar LDK-në dhe kërkoi mbështetjen e degëve dhe strukturave të kësaj partie. Këtë mbështetje, ai kërkoi t’ia materializojnë të shtunen kur mbahet Kuvendi i LDK-së.

Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti.

 këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë”, tha ai.

Mbledhja e fundit e Kryesisë…

Krerët më të lartë të LDK-së u mblodhln për më shumë se tre orë ditë më parë. (Mos)dorëheqja e Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas rënies së madhe zgjedhore në 13%, ka shkundur tryezën e Kryesisë së kësja partie.

Me një pjesë që kërkojnë dorëheqje të paprapakthim, dhe me një pjesë, mbështetës të Abdixhikut, që i qëndrojnë se dorëheqja duhe të jetë “ofrim” për t’i konfirmuar me votë në Kuvendin e LDK-së.

Kështu, rreth 350 delegatë të kësaj partie me duar lartë të miratojnë apo refuzojnë dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i të parit të partisë.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, janë tre figurat më kyçe që duan dorëheqjen e paprakthim të Abdixhikut.

Bajrami veçse ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Nënkryetares, ndërsa edhe Hoti ka paralajmëruar se do të bëjë të njëjtën gjë, nëse Abdixhiku “nuk reflekton”.

Qysh e “paragjykoi” Abdixhiku rezultatin?

Kur rinumërimi në qindra qendra të vendvotimeve shpërfaqi “vjedhje masive” të votave brendapartish dhe në mes të kandidatëve, Abdixhiku paralajmëroi pasoja dhe përgjegjësi politikë për ata që përcaktohen të kenë vjedhur vota.

Por, për këtë, tha ai, duhet pritur pas Kuvendit të LDK-së.

Kësisoji, me një mesazh, duke çuar edhe mesazhin se do të jetë vetë ai në krye të partisë për të nisur këtë përgjegjësi-dhënie mes manipuluesve zgjedhor.

Manipuluesit zgjedhor, Abdixhiku i tha për “të vjetrit” kundra “të rinjve”, duke iu referuar vjedhjes së votave të Paris Gurit, një figurë e re politike në LDK.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, shkroi Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit