Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Skenderajn, komunën që u godit më së shumti nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se duhet ndihmë urgjente për familjet e prekura nga vërshimet.
Ai ka thënë se niveli qëndror, në këtë rast Qeveria, duhet të ndajë sa më parë një fond emergjent.
Postimi i plotë i Hotit:
Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skënderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme.
Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.
Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.
Ndihma duhet urgjent.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=728723395281844&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz