Ai do të merr pjesë në dy aktivitete të rëndësishme, siç janë “Forumi i Sigurisë” dhe “Lutjet e Mëngjesit”.

Përveç kësaj, ai tha se kjo është mundësi e mirë e prezantimit të Kosovës, duke treguar edhe kontributin e vendit në sigurinë rajonale.

Postimi i plotë:

Sot udhëtoj për në ShBA, i ftuar për të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme: “Forumi i Sigurisë” dhe “Lutjeve të Mëngjesit”.
“Forumi i Sigurisë” është aktivitet i rregullt që organizohet nga dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Tema e këtij viti është “Ndikimi negativ kinez dhe rus në Ballkan”. Forumi është mundësi e mirë për prezantim të Kosovës si vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe renditet krahë aleatëve euro-atlantik në përballje me sfidat e sigurisë në Ballkan.
“Lutjet e Mëngjesit” në Kongresin Amerikan janë tradicionale, ku marrin pjesë zyrtarë nga shumë vende të botës, me qëllim ndërtimin dhe fuqizimin e miqësive mes përfaqësuesve të qytetarëve nga vende të ndryshme për të mirën e përbashkët.
Krahas këtyre aktiviteteve, do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën.
Zoti e bekoftë miqësinë e popullit të Kosovës me popullin amerikan!