Home Lajme Hoti shkon në Kroaci – Takohet edhe me ish presidentin e atij vendi

Hoti shkon në Kroaci – Takohet edhe me ish presidentin e atij vendi

0
Hoti shkon në Kroaci – Takohet edhe me ish presidentin e atij vendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka udhëtuar për në Kroaci.

Përmes një postimi ai tregoi se kishte shkuar të takohet me bashkëatdhetarët atje.

Përveç tyre ai u takua edhe me ish Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Kishim një drekë shumë miqësore me ish Presidentin Stjepan Mesiq, i cili vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me shqiptarët në Kroaci”, ka thënë Hoti në postimin e tij.

Përndryshe Hoti para disa ditësh u takua edhe me bashkëatdhetarët në Vjenë.

 

Exit mobile version