23.2 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Hoti: Së shpejti do të bëhen gërmime në Prizren dhe Prekaz për personat e zhdukur gjatë luftës

- Advertisement -

Pas 24 vjetësh nga përfundimi i luftës, gjatë gërmimeve të bëra te varrezat e fshatit Arban, u gjetën eshtrat e një personi që figuronte në listën e të zhdukurve.

Por së shpejti, sipas kryesuesit të  Komisionit qendror për persona të zhdukur, Andin Hotit, do të fillojnë gërmimet edhe në disa lokacione të tjera.

E që fati i personave të zhdukur gjatë luftës të zbardhet, Hoti kërkon që Serbia të kushtëzohet nga vendet ndërkombëtare.

Trysni ndaj Serbisë po kërkon edhe profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu.

Madje, sipas Salihut, shteti serb është në dijeni për personat e zhdukur gjatë luftës.

Çështja e personave të pagjetur ishte ndër temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Madje për këtë ishte miratuar edhe deklarata për të pagjeturit, por e cila mbetet e pazbatuar.

Të ngjashme

Të fundit