13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hoti: Rreth 2.5 miliardë euro të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se tani po ndjehen pasojat e mungesës së bordit të trustit, pasi ky institucion ka mbetur pa Bord nga 1 marsi.

Ai ka thënë se rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.

“Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në ShBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie. Kjo është papërgjegjësi. Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por është zgjatur edhe për tre muaj. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri”, ka shkruar në Facebook Hoti.

Ai ka thënë se përveç kësaj, në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit