Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Avdullah Hoti, akuzoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për “zero rezultate” në katër vite.
Gjatë një paraqitje në “Pressing”, Hoti deklaroi se, ndonëse janë shpenzuar rreth 12 miliardë euro, qeveria Kurti nuk arriti të realizoj një projekt të vetëm.
‘‘Nëse e analizon situatën në secilin prej sektorëve, rezultatet janë zero, absolutisht zero. Janë shpenzu rreth 12 miliardë euro, absolutisht asnjë projekt të vetëm, projekte të vogla aty këtu, por jo projekte madhore që ndërrojnë komplet gjendjen ekonomike e shoqërore, që e ngrisin ekonominë e shoqërinë në një stad më të lartë.” – deklaroi Hoti.