2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Hoti: Rezolutë absurde e qeverisë për të luftuar inflacionin

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka kritikuar rezolutën e qeverisë për të luftuar inflacionin, të cilën e ka quajtur si rezolutë absurde

Hoti në reagimin e tij të bërë në Facebook, ka shtuar se qytetarët po përballen me inflacion për muaj të tërë ndërsa qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Hoti ka deklaruar se, sipas tij, ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes së Kosovës.

Postimi i plotë:

REZOLUTA ABSURDE E MAZHORANCËS PËR TË LUFTUAR INFLACIONIN

Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca.

Ja çfarë rezolute absurde propozohet tash nga mazhoranca për seancën e Kuvendit të datës 21 korrik. Kjo qasje tregon papërgjegjësi.

Tanimë secili e ka kuptuar se ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes në Kosovës. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit