Home Ballina Hoti rëndit katër problemet e pagës minimale

Hoti rëndit katër problemet e pagës minimale

0
Hoti rëndit katër problemet e pagës minimale

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në rrjetin e tij në Facebook i ka rënditur katër problemet e pagës minimale, e cila u miratua javën e kaluar me ligj.

Sipas Hotit këto janë problemet e pagës minimale:

1. Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave);

2. Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës;

3. Janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale;

4. Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=828855711935278&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version