0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Hoti reagon për raportimin me dyer të mbyllura të ZRRE-së: Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se raportimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Komisionin për Ekonomi do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka pyetur pse po ndodh kjo dhe pse publiku duhet të privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike.

Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet. Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas Ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se vendimin i ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të energjisë gjatë krizës energjetike në Kosovë, e ka anuluar Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Postimi i plotë i Hotit:

Përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?!

Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?!

Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?!

Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet.

Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit