9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Hoti reagon pas vrasjes së policit: Sulm terrorist, me aleatët t’i gjejmë dhe dënojmë kriminelët

- Advertisement -

Pas vrasjes së policit kosovar në fshatin Banjs të Zveçanit nga grupe të armatasorua rëndë dhe të maskuar ka reaguar edhe ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit”.

Reagimi i Hotit:

Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të policisë për rreshterin që humbi jetën në krye të detyrës në përballje me krimin. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, SHBA dhe BE, në gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre. Me maturi dhe vendosmëri, si dhe në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit