14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hoti reagon pas videos së VV-së, ka një mesazh për partinë në pushtet

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën pati sulme të shumta ndaj partive politike si dhe ndaj ish-liderëve të vendit.

Ai thotë se partia në pushtet në vend së të promovojë gjëra të mira, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka shkruar Hoti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=648019053352279&id=100044325704635

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit