10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hoti: Raportimi i Kurtit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për ta udhëhequr dialogun

- Advertisement -

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se raportimi i kryeministrit Albin Kurti para mediave të hënën lidhur me dialogun ishte “vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij për ta udhëhequr këtë proces”.

Hoti në llogarinë e tij “Facebook” ka renditur disa pika ku, sipas tij, ka gabuar kryeministri Kurti në procesin e negociatave.

“Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces. Raportimi lidhur me dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet ‘Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi’. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun dhe i ka shkaktuar dëm të madh vendit.

“Nga ‘Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve’ në ‘Dialog për menaxhim të krizave’. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë”, ka shkruar tutje ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit