Ish- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat për Qeverinë Kurti. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i LDK-së, ka shkruar se qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën dhe se çfarë e ka bërë SHBA-në të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.
‘’ Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia’’ ka shkruar ai.
Më tutje ai ka ven në dyshim marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.
‘’Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër’’, ka përfunduar statusin Hoti.
Postimi i plotë:
Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.
Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!