6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hoti: Qeveria nxjerr FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë

- Advertisement -

Ai në Facebook paraqiti edhe disa fakte.

“Këto shpenzimet në vitin 2022 ishin 1.53%, ndërkaq më 2023 u ulën në 1.25%.

Problemi është se, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, të cilën Qeveria e ka  dorëzuar në Kuvend, trendi i shpenzimeve për mbrojtje si përqindje e PBB-së është rënës:

  • 1.43% më 2024, • 1.35% më 2025, • 1.27% më 2026”, shkroi ai.

Sipas Hotit, në kapacitetet e FSK-së, do të ndikojë edhe përjashtimi nga ushtrimi më i madh i NATO-s, për të cilin  ai tha se presidentja Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nuk morën asnjë përgjegjësi.

Madje ai tha se qeveria aktuale e nxjerr FSK-në në marshim në Mitrovicë, teksa në anën tjetër sipas tij, shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë.

“Tani edhe financimi nuk po shkon në drejtim të përmbushjes së standardit të kërkuar nga NATO-ja prej 2%. Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror. Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”, shkroi tutje ai./teve1.info./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit