-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Hoti: Qeveria ndau 17.5 milion euro për rrymën në veri, qeverisje se jo mahi!

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka ndarë 17.5 milionë euro KOSTT-it për borxhin ndaj Rrjetit Evropian. E lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, sipas të cilit këto para janë ndarë për borxhin e furnizimit të komunave veriore me rrymë.  Ai thotë se këto janë para të projekteve kapitale që Qeveria nuk i ka realizuar.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.

Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.

Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.

Kjo është qeverisje se jo mahi!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit