7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hoti: Qeveria detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër nga ora 12:00 në Komisionin për Buxhet do të raportojë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

- Advertisement -

Hoti tha se Ismaili do të raportojë në lidhje me pjesëmarrjen e tij, siç e quajti Hoti, të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialogun në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore. Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Për çështjen e dinarit, për vizitë në Kosovë nesër do të jetë emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit