Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka publikuar një video të një deklarate që Albin Kurti e kishte dhënë si opozitar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij”, ka shkruar Hoti në Facebook për përmbajtjen e videos.
E në sfond është muzika e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.
Në përmbajtjen e deklaratave të Kurtit thuhet se “Aleanca me SHBA-të nuk është për të ardhmen”, por për çlirimin e Kosovës.
Këtë deklaratë që Kurti e kishte thënë si opozitar, tash po publikohet nga opozita e tanishme.