Home Lajme Hoti për vizat: Kjo ditë është historike për qytetarët e Kosovës

Hoti për vizat: Kjo ditë është historike për qytetarët e Kosovës

0
Hoti për vizat: Kjo ditë është historike për qytetarët e Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët për miratimin e vizave në Paralamentin Europian.

Ai tha se heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Ai ka shkruar se ky proces “padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së”.

“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version