6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Hoti për miratimin e projektbuxhetit: Askujt s’i bën përshtypje, s’dihet ku shkuan 8 miliardë euro

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se askujt nuk i ka bërë përshtypje miratimi i buxhetit për vitin 2024.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga përvoja me Qeverinë Kurti, është parë që mjetet e parapara në buxhet janë “vetëm shifra abstrakte”.

“Në tri vite mandat, kjo qeveri ka menaxhuar 8.63 miliardë euro. As shenjë nuk ka se ku janë harxhuar gjithë ato mjete. Njësoj siç nuk ka shenjë në Prishtinë nga 8 vite qeverisje lokale që kanë udhëhequr 2014-2021, ku janë shpenzuar rreth 400 milionë eurove.” – tha ai tutje.

Postimi i plotë:

Miratimi i buxhetit për 2024 do të duhej të ishte lajmi kryesor i ditës dhe i muajit. Por askujt nuk i bën përshtypje. Nga përvoja e tri viteve të fundit me këtë qeveri, secili e ka të qartë se mjetet e parapara në buxhet janë vetëm shifra abstrakte.

Në tri vite mandat, kjo qeveri ka menaxhuar 8.63 miliardë euro. As shenjë nuk ka se ku janë harxhuar gjithë ato mjete. Njësoj siç nuk ka shenjë në Prishtinë nga 8 vite qeverisje lokale që kanë udhëhequr 2014-2021, ku janë shpenzuar rreth 400 milionë eurove.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit