Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me e bojkotin e konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore nga Vetëvendosje dhe Lista Guxo.
Hoti ka thënë se “pengimi i këtij hetimi parlamentar ngre dyshime të shumta” dhe shpërfaq hipokrizinë e koalicionit qeverisës.
Postimi i plotë:
Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!
Është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë. Pengimi i këtij hetimi parlamentar ngre dyshime të shumta.
Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.