30.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Hoti – Pecit: Inspektor në botën e çudirave, puno se të shkoj mandati

- Advertisement -

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pasi i tha se “është hera e fundit që polemizon me një analfabet”.

Hoti thotë e quan Pecin “inspektor në botën e çudirave” derisa e fton për punë duke thënë se i shkoi mandati.

Shkrimi i plotë:

Inspektor Peci në botën e çudirave

Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.

Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’.

E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit.

Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.

E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.

E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=804974214323428&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit