Deputeti i LDK-së, Avduallah Hoti ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Ai ka thënë se pas qeverisë edhe Kuvendit ka nisur me funksionim jokushtetuese.
“Me mbajtjen e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të një nënkryetari, edhe Kuvendi i Kosovës nis funksionimin jokushtetues. Dy aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe vetë Kushtetuta specifikojnë se Kuvendi i Kosovës konstituohet kur zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët, duke mos lënë hapësirë interpretimi nëse ndonjëri nga nënkryetarët e Kuvendit nuk zgjidhet”, ka shkruar në Facebook.
Hoti ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani.