14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hoti pas emërimit të ish-këshilltarit të Kurtit në BQK: Duhet të sqarohet nga guvernatori dhe nga organet e sigurisë dhe inteligjencës

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Milot Cakaj, është emëruar zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, duke kërkuar sqarime nga guvernatori dhe bordi i BQK-së dhe po ashtu nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

Dyshimet e ngritura lidhur me integritetin dhe mënyrën e përzgjedhjes së njërit nga zëvendësguvernatorët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) duhet të sqarohen sa më parë nga Guvernatori dhe Bordi i BQK-së, dhe sipas nevojës edhe nga organet përkatëse të sigurisë dhe inteligjencës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Hoti ka thënë se BQK-ja është institucion kryesor dhe se besimi në këtë institucion nuk mund të cenohet.

BQK-ja është institucioni kryesor në vend që ruan stabilitetin financiar në Kosovë, e cila është ndërtuar me mbështetje shumë të rëndësishme nga partnerët tanë. Integriteti dhe besimi i publikut në këtë institucion vital nuk guxojnë të cenohen. Ndryshe hyjmë në një cikël të rrezikshëm.” – ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti ka propozuar në Komisionin për Buxhet të Kuvendit që të ftojë në raportim Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili.

Unë sot i kam propozuar Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës të ftojë nesër në raportim Guvernatorin dhe Bordin e BQK-së për këtë çështje. Besoj se është obligim i këtij Komisioni Parlamentar të shqyrtojë këtë çështje me qëllim të ruajtjes së ligjshmërisë dhe integritetit e besueshmërisë së publikut në Bankën Qendrore të Kosovës.” – përfundon shkrimi i Hotit.

Statusi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit