Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, fundin e qeverisjes e ka afër.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me demagogji mund të fitohen zgjedhjet e mund të mbahet masat e entuziazmuar, por sipas tij, me demagogji nuk mund të qeveriset në një shoqëri demokratike.
“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.”
“Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër.” – ka shkruar Hoti.
Statusi: