Ballina

Hoti: Osmani e Kurti i mashtrojnë amerikanët në takime të mbyllura

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i mashtrojnë përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura.

Hoti foli edhe për Listën Guxo, të cilët thanë se nuk janë fare në hartën politike të Kosovës dhe se sipas tij, janë bërë argat të së keqes për shtetin e Kosovës.

“I mashtron përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura, siç bën edhe Kurti. Lista Guxo, për mendimin tim, nuk është fare në hartën politike të Kosovës. Janë të papërfillshëm për skenën politike dhe e kanë dëshmuar se nuk kanë pse të përfillen nga qytetarët.

“Me gjithë këto lëshime që janë bërë, këta janë bërë argat të së keqes për shtetin e Kosovës. Nga presidentja, ministrat dhe deputetët”, tha Hoti në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, deputeti i LDK-së e pranoi se në vitin 2021, Osmani mori një pjesë të votuesve të LDK-së, por tha se me informatat që ka nga terreni, elektorati i kësaj partie është kthyer në LDK.