11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qe katër muaj, policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Ai tha se vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, por vonesa për katër muaj “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në Veri”.

Postimi i plotë:

Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit