Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Qeverinë e Kosovës si rezultat i padëgjueshmërisë së kryeministrit Albin Kurti për de-eskalimin e situatës në veri.
Hoti ka publikuar një flamur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, ai ka shkruar se moskoordinimi i politikës tonë shtetërore me Amerikën është politikë antishtetërore. Një qeveri që sillet kështu duhet larguar menjëherë.
Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë.
“Po e shihni vetë. Kjo ka qenë arsyeja që ne si LDK e kemi rrëzuar një qeveri antiamerikane në fund të marsit 2020. E pësuam politikisht në zgjedhje, por e ruajtëm Kosovën”, shkruan Hoti, transmeton Scanner.
Sot SHBA ka vendosur ta përjashtoj Kosovën nga “Defender Europe” dhe ambasadori amerikan ka treguar se SHBA-ja s’ka vullnet që të lobojë për njohje dhe integrime euro-atlantik.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=801801711307345&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz