3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Hoti merr pjesë në një diskutim me Lajçakun, flasin për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

- Advertisement -

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë në një diskutim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me perspektiven euro-integruese të Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka njoftuar vetë Hoti përmes një postimi në Facebook ku, ka shtuar se në takim kanë marrë pjesë edhe parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane.

Ky diskutim, siç njofton deputeti i LDK-së është bërë në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim me z. Miroslav Lajçak lidhur me perpsektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hoti.

Diskutim me z. Miroslav Lajçak lidhur me perpsektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, August 27, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit