29.8 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Hoti me pesë pyetje për marrëveshjen KEDS-Elektrosever, përmend deklaratën e Kurtit ku kundërshtonte këtë kompani

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka shtruar pyetje paralamentare për marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në katër komunat veriore.

Ai ka drejtuar pesë pyetje për këtë marrëveshje.

1. Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?

2. Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.

3. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?

4. Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.

5. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?” – ka pyetur Hoti.

Më tej, ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministri, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë, kur thoshte se “Elektroseveri nuk duhet të pranohet.”

Reagimi i Hotit:

Sot kam shtruar pyetje parlamentare për përgjigje me shkrim lidhur me marrëveshjen mes KEDS dhe Elektroserver.

1. Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?

2. Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.

3. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?

4. Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.

5. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?

Kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes. Sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022.

A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!

Të ngjashme

Të fundit