Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka shtruar pyetje paralamentare për marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në katër komunat veriore.
Ai ka drejtuar pesë pyetje për këtë marrëveshje.
“1. Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?
2. Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.
3. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?
4. Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.
5. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?” – ka pyetur Hoti.
Më tej, ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministri, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë, kur thoshte se “Elektroseveri nuk duhet të pranohet.”
Reagimi i Hotit:
Sot kam shtruar pyetje parlamentare për përgjigje me shkrim lidhur me marrëveshjen mes KEDS dhe Elektroserver.
1. Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?
2. Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.
3. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?
4. Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.
5. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?
Kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes. Sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022.
A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!