6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hoti me kritika të ashpëra për ish-partiakun Peci: Dha 252 milionë subvencione, por nuk ndryshoi asgjë në bujqësi

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 janë paraqitur dhe analizuar të dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të premtimeve katër vjecare të qeverisë Kurti.

Në bazë të të dhënave zyrtare të raportit të buxhetit të Qeverisë së Kosovës janë mbi 252 milion euro që janë dhënë subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Deputeti Hoti tregon poashtu se pse në vazhdimësi ka polemika me ish partikun e tij, ministrin Faton Peci.

“Ai (Faton Peci) më së buti që mund të themë për të është se është i pappërgjegjshëm. Saherë që kam reaguar për cështje ekonomike dhe bujqësi, reagimet e tij kanë qenë jashtë cdo etike, por kjo nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është me pa cka ka bërë ai si ministër”, ka thënë Hoti.

252 milion euro janë ndarë si subvensione për kategori të ndryshme bujqësore si për numrin e gjedheve, për sipërfaqe të prodhimeve bujqësore, plantacione të pemëve dhe të ngjashme por sipas deputetit Hoti në asnjë kategori nuk patë asnjë përmirësim.

“Ja cka ka ndodh psh tek numri i gjedheve nga viti 2020 në 2023 kemi rënie për më shumë se 5%, pastaj rënie kemi edhe tek sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës për prodhimtari bujqësore, plantaciomeve për pemë e gjithashtu edhe për vreshta, pra të gjitha pothuajse kanë rënie. Nëse ato mjete do të ishin shfrytëezuar si duhet do të duhej që në të gjitha kategorit të kishim rritje pozitive, pra po pyes ku shkuan ato mjete”, ka shtuar Hoti.

Se gjendja në bujqësi është përkeqësuar sipas Hotit tregojnë edhe shifrat për import të produkteve bujqësore ku në total nga viti 2019 deri në 2023 kemi 72% më shumë importe ushqimeve e produkteve bujqësore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit