Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duke shtuar se të gjitha projektet janë nisur nga qeveritë e kaluara.
Ndër projektet e nisura nga qeveritë e kaluara, Hoti ka përmendur rrugën Podujevë, Pejë, Mitrovicë, Klinë, Gjakovë, si edhe autostradën e Gjilanit.
“Te ekonomia shifrat janë aty dhe nuk mund të tejkalohen, i sheh vit pas viti raportin e buxhetit se si është përmbyllur viti sa i përket investimeve kapitale nga buxheti i shtetit vëren që diferenca është gati 1 me 2 prej planifikim krahasuar me realizimin. Këto janë prapë vetëm shifra kur del në teren e sheh që nuk ka asnjë projekt që është përfunduar, projekt i nisur nga qeveritë paraprake, njëjtë është për rrugën Podujevë, Pejë, Mitrovicë, Klinë, Gjakovë, autostradën Gjilan, me urën tek liqeni i Badocit, të gjitha rrugët që janë nisur para pandemisë prej se ka ardhur kjo Qeveri ka mbetur aty ku ka qenë, asnjë projekt i ri nuk është nisur nga kjo Qeveri. Kur del në sektorin privat nuk kemi pasur asnjë investim të madh vendor ose ndërkombëtar që krijojnë vende pune”.
Hoti gjithashtu ka thënë se Qeveria Kurti në dispozicion ka pasur 12 miliardë euro për t’i shpenzuar, por sipas tij qeveria ka rritur subvencionet e ka shkurtuar investimet kapitale.
“Pa u krijuar kapitali i nevojshëm publik, ekonomia nuk shkon parapara. Sot ekonomisë së vendit i mungojnë më shumë se 1 miliard euro, të investime nga shteti në ekonomi. Ndoshta dy, tre fish më shumë të investimeve private nga mungesa e investimeve substanciale të jashtme dhe vendore. Buxheti total kur merret me mandatin e kësaj qeverie me buxhetin edhe të vitit 2024 shkon në 12 miliardë euro, sepse ekonomia e Kosovës është rritur nga viti në vit, këta i kanë pasur 12 miliardë euro në dispozicion për t’i shpenzuar, edhe në paga edhe në subvencione, investime kapitale”. – ka thënë Hoti.
Ndër të tjera, Hoti ka kritikuar qeverinë edhe për pagën minimale, duke deklaruar se paga sot është më e ulëta se sa në vitin 2020.
“90 për qind të familjeve gati 100 për qind të buxhetit e shpenzojnë në këto mallra elementare, sot standardi i jetës është më keq sesa kur ka qenë para katër viteve. Është tepër e vonshme dhe është e pa mjaftueshme edhe po bëhet pa profilin të procedurave ligjore sa i përket pagës minimale, është dashur që nga fillimi i mandati të zhvillohet dialogu social siç është zhvilluar në të kaluarën kur ulën së bashkë sindikatat, odat ekonomike edhe Qeveria, edhe në baza të rregullta vjetore rishikojnë pagën minimale. Është fakt që paga minimale nuk ka ndryshuar për shumë vite në të kaluarën, por gjatë mandati të kësaj Qeverie ka pasur ndryshime ka pasur ndryshime të mëdha në ekonomi për shkak të inflacionit, ka qenë tepër e nevojshme që të rishikohet paga minimale, pagat në sektorin publik, të gjitha ndihmat që jepen nga shteti për familjet, në mënyrë që të ruhet fuqia blerëse, sot njerëzit marrin paga 20-30 për qind më ulëta sesa që e kanë marrë në vitin 2020.” – ka thënë Hoti për Ekonomia Online