12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Hoti me akuza për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur.

Ai tha se në vend të saj, pushtetarët janë duke u marrë më replikime dhe nuk po dinë çfarë po bëjnë.

“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.

Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit