5.3 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Hoti: LVV i anuloi dy projekte të mëdha energjetike, tash rryma na shtrenjtohet tri herë në vit

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Rubikon të Klan Kosovës ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Kurtit në fushën energjisë, sidomos për dy projektet e mëdha të anuluara nga ai që sipas Hotit do të mund ta problemin e vendit më rrymë.

Hoti madje, këmbëngulë se kjo qeveri kanë shumë sqarime për të dhënë për publikun për veprimet që i kanë ndërmarrë në vazhdimësi e jo vetëm ne energjetike.

Sipas tij, në të ardhmen mund të shkruhet manual se si “Kurti shkatërroi shtet ndërtimin”.

“Për energjetikë e ke një projekt të nënshkruar, kontratë të nënshkruar me Conture Global dhe e ke një marrëveshje për termocentral me gaz, dyjat i anulon. Mirë i anulon të dyja por cila është alternativa: të blejë rrymë. Afër 1 miliard euro blejmë energji nga jashtë. Tri herë shtrenjtohet energjia elektrike gjatë vitit. Edhe nuk e dëgjon asnjë fjalë nga qeveria. Unë e kuptoj pavarësinë funksionale që e ka ZRRE-ja por politikat energjetike i bënë qeveria”, tha Hoti në Rubikon.

“Pra dy projekte të anuluara, import masiv energjetik, asnjë veprim në ndërtim të kapaciteteve të reja. Me disa masa të efiçiencës krijon përshtypjen sikur qeveria është një OJQ që mbështetë disa masa që janë të duhura por nuk zgjedhin  as për së afërmi furnizimin me energji”, tha ai. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit