-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Hoti: Liberalizimi i vizave, një e drejtë e mohuar e qytetarëve tanë

- Advertisement -

Se si do të kontrollohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas 1 janarit, se çfarë duhet bërë përtej fushatave informuese, njohësi i proceseve për integrime, Agron Hoti, tha se në bazë të legjislacionit evropian çdo gjë ka marrë fund dhe më 1 janar qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm dhe me këtë do të përmbyllet një kapitull i gjatë me të cilën është përballur Kosova që nga janari i vitit 2012.

Tutje, Hoti përshkroi historikun e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

“Ja, më 1 janar bëhen 12 vjet qëkur ka nisur ky proces dhe kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha që BE i ka bërë një shteti që mezi po bëhej, sepse pavarësia ishte shpallur më 2008”, deklaroi Hoti, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai më tej shtoi se në vend që Kosova të  kishte më së paku kritere për përmbushjen e tyre, iu bë dyfishi.

“Besoj se tashti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në BE qyq ishte një e drejtë e mohuar e qytetarëve tanë nga BE”, tha Hoti.

Megjithatë, Hoti nuk përjashtoi mundësinë e mohimit të liberalizimit të vizave, ngase, sikundër tha ai, kjo varet nga vendimi i Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së, pastaj varet edhe nga vendimet e vendeve me ndikim në BE, siç janë Franca e Gjermania, derisa kujtoi deklaratën e presidentit francez, Makron, i cilit pati thënë se mund të shtyhet liberalizmi i vizave, nëse pengohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së është organi kryesor për vendimin e liberalizmit të vizave”, sqaroi Hoti.

Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet t`i respektojnë

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën.  Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit