Ish-kryeministri, e deputeti Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët që të lexojnë intervistën e emisarit të BE-së Lajçak dhënë për Gazetën Nacionale.
Sipas Hotit është e pakuptueshme se pse është hequr dorë nga dialogu për normalizim e njohje reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Për këtë gjë, ka pasur dakordim me Qeveritë e kaluara, ka thënë ish-kryeministri.
E plotë:
Lexojeni intervistën e ndërmjetësit të BE-së për dialog dhe do ta kuptoni ku është katandisur Kosova. Tri vite dialog pa asnjë transparencë ndaj Kuvendit dhe qytetarëve. Marrëveshja e Brukselit/Ohrit, jo që nuk siguron njohje reciproke, por e kushtëzon progresin euro-integrues të Kosovës dhe njohjet e anëtarësimet e saj në organizata ndërkombëtare me themelimin e asociacionit. Është e pakuptueshme pse është hequr dorë nga DIALOGU PËR MARRËVESHJE FINALE, LIGJËRISHT E OBLIGUESHME, PËR NJOHJE RECIPROKE DHE NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE, KU NUK PRANOHET ASGJË PA U DAKORDUA PËR TË GJITHA, për të cilin format të dialogut ka pasur dakordim me aleatët kryesorë në qeverinë paraprake.