4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Hoti: LDK është e përhershme, sikur Republika e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për partinë ku bën pjesë në 34-vjetorin e themelimit të saj.

Duke folur për vitet kur u themelua, Hoti tha se shtëpia politike e ish-presidentit Rugova “shumë shpejt u bë shtëpia e të gjithëve, orientimi politik i LDK-së dhe rruga e vetme, e cila i siguronte popullit atë që ëndërronte, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës!”, ka shkruar tutje ish-kryeministri,

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës sot kremton 34 vjetorin e themelimit.

Intelektualë dhe patriotë, burra e gra të guximshëm, më 23 Dhjetor 1989 u mblodhën me një qëllim dhe vizion të qartë, themelimin e lëvizjes më të madhe politike, të prirë nga ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova.

Shtëpia politike e Presidentit Rugova shumë shpejt u bë shtëpia e të gjithëve, orientimi politik i LDK-së dhe rruga e vetme, e cila i siguronte popullit atë që ëndërronte, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës!

Urime të gjithë aktivistëve, simpatizantëve dhe të gjithë atyre që për 34 vite kontribuan për familjen tonë politike!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit