8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën në Kuvend, por VV-ja ka cenuar demokracinë parlamentare

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim me opozitën.

Hoti ia ka rikujtuar Kurtit sjelljen e Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend.

Sipas tij, kjo sjellje e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për sjelljen e mazhorancës në Kuvend flasin të gjeturat e KDI-së, që e ka monitoruar punën e Kuvendit.

“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë. Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamindësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme, e shumë gjetje të tjera që paraqiten në vijim”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se Kuvendi ka funksionuar më mirë edhe në kohën kur është hedhur gazi lotsjellës.

“Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore. Ky degradim i punës së Kuvendit është cenim i demokracisë me pasoja të gjera për të gjithë aparatin shtetëror dhe shtyllat e pushtetit në Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit